Manaj kalon si “kokrra e mollës” vizitat mjekësore tek Uatfordi në Angli!

E ardhmja për Rej Manajn duket e përcaktuar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ndodhet në Angli ku sipas mediave ka kaluar vizitat mjekësore tek Uatfordi në Premier Ligë. Barcelona ka pranuar që ta japë në huazim futbollistin 25-vjeçar që ka kontratë në “Kamp Nou” deri në 2023, dhe për të cilin kërkonte 2 milionë euro. Pritet që katalanasit të kenë të drejtë të përfitojnë një pjesë të shumës në rastin e transferimit të ardhshëm të Manajt, që sezonin e kaluar gjithashtu ishte i huazuar, veçse tek Specia në Itali ku shënoi 5 gola dhe ndihmoi ekipin që të mbijetonte në elitën e futbollit italian.

Sfidanti.al