Efekti i blerjeve, të 40 000 abonimet në “San Siro” u shitën nga Interi

Nuk dimë ta themi sesa janë fitimet lidhur me këtë nivel prenotimesh, por mund ta themi pa se është arritur maksimumi. Më në fund, duket se koronavirusi nuk do të pengojë aq shumë dhe kemi mësuar të jetojmë bashkë me të. E pra, Interi lajmëroi se i shiti të gjitha abonimet për sezonin që vjen, që do të thotë 40 000, pasi pjesa tjetër në “San Siro”, rreth 30-35 000 vende, do të jetë për tifozët që duan të shkojnë në ndeshje javë pas jave. Një lehtësim i madh për drejtuesit, pasi do të thotë se po kthehen ditët normale të biznesit të futbollit. Ky ishte efekti i blerjeve zikaltër, sidomos i Lukakut, por edhe i Mkitarianit, Asllanit, Onanës, e priten edhe Dibala e Bremer.

Sfidanti.al