Tifozët e Juventusit ëndërrojnë titullin me një formacion të tillë!

Transferimet nuk kanë përfunduar, por mund të themi se është skicuar skuadra që do të luftojë sezonin që vjen. Juventusi po bën një revolucion në përbërjen e saj me largimet e disa lojtarëve, qoftë për moshën apo për arsye bilanci financiar, por edhe duke marrë përforcime. Në mbrojtje pritet Kulibali ose Bremer, në mesfushë janë Paredes e Pogba, ndërsa përveç Di Marisë mundet që të vijë edhe Zaniolo. Këtyre u shtohen lojtarë që ishin si Shezni, Bonuçi, Aleks Sandro, Lokateli, Vlahoviç apo Kieza. Në Itali thonë se është Interi favorit për ta fituar Serinë A, por edhe një Juve e tillë nuk është për t’u hedhur poshtë.

Formacioni i mundshëm: Shezni, Molina, Bonuçi, Kulibali (Bremer), Aleks Sandro, Lokateli, Paredes, Pogba (Zaniolo), Di Maria, Vlahoviç, Kieza.

Sfidanti.al