Përse papritur Dibala ngjan me një të papunë “luksoz”?!

Një skuadër futbolli ndërtohet mbi ekuilibra sportivë dhe financiarë. Paulo Dibala e kuptoi tek Juventusi kur klubi nuk pranoi t’i jepte më shumë se 8 milionë euro fikse në sezon, plus shpërblimet që mund të arrinin në 2 milionë. “La Zhoia” pati pretendime shumë më të mëdha, dhe thuhet se Totenhemit i kërkoi 15 milionë euro duke e bërë që të tërhiqej, ndërsa tani po kupton se nuk mund të vendosë gjithmonë kushtet e tij. Interi nuk i jep më shumë se 6 milionë euro në sezon, dhe kjo për shkak se u shpenzua shumë për Lukakun, aq sa drejtuesi Bepe Marota tha se “Dibalën e duam, por jemi mirë edhe kështu”. Milani për momentin e ka mendjen në lojtarë të tjerë, që i duken më urgjentë për t’i marrë, ndërsa nga Spanja apo Anglia nuk ka oferta shmë konkrete. Liverpuli, Siti, Junajtidi, Çelsi, Arsenali e Totenhemi kanë zgjedhur rrugë të tjera, ndërsa Atletiko e Madridit nuk po bëhet “e gjallë”. Të shohim se çfarë do të ndodhë këto javë me “të papunin e luksit” Paulo Dibala.

Sfidanti.al