Pak kohë më parë, një media sportive njoftoi se CR7 ishte shumë i zemëruar me klubin që do t’ia ulte rrogën pasi skuadra nuk u kualifikua për në Champions. Fjala është që Ronaldo të merrte 365 000 paundë stërlina në javë tani që Mançester Junajtidi zbriti në Ligën e Europës, në vend të 480 000 paundëve stërlina në javë që fitonte sezonin e kaluar. Papritur, tifozët zbuluan se këtë postim e kishte pëlqyer edhe kapiteni i Junajtidit, Harri Megajer, dhe padyshim që u bë bujë e madhe. Qendërmbrojtësi tha se kishte shtypur tastën e gabuar në tastierën e celularit të tij, por gjithsesi ky u duk si një justifikim fare pak i besueshëm. Me siguri që drejtuesit në “Old Traford” nuk duhet të jenë shumë të kënaqur me Megajerin.
Sfidanti.al