Ky është lajm, që Guardiola po mendon për të rinjtë pas ikjes së Stërlingut e Zhezusit!

Tek Mançester Siti nuk ka fryrë një “erë” e tillë prej të paktën një dekade. Yjet i kanë lënë vendin njëri-tjetrit në një ekip që kishte rival për shpenzime vetëm Paris SG, e më pak Barcelonën apo Realin. Gjithsesi, kjo verë duket pak më ndryshe në “Etihad” edhe pse mbërriti një yll i madh si Erling Haland. Nga ekipi janë larguar dy sulmues, Gabriel Zhezus dhe Rahim Stërling, ndërsa nuk duket se ka nxitim për sulmues tjetër. Trajneri Pep Guardiola besohet se po mendon për të riun nga akademia, Koul Palmer, që ka pasur dëmtime, por që ka treguar klas kur ka arritur të luajë. Po ashtu, në ekip është Julian Alvarez përsa i përket ofensivës, ashtu si Foden, Grilish apo Mahrez. Me gjasë, mund të largohet edhe Ilkai Gyndogan.

Sfidanti.al