Fjalët e shefit ekzekutiv, Oliver Kahn, duket se e tregojnë anën e duhur të medaljes për këtë rast. “Unë kam një respekt tepër të madh për Kristiano Ronaldon, – është shprehur shefi i Bajernit për revistën “Kiker”, – ai është një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit, por një lëvizje për të nuk do të përputhej me filozofinë tonë”. E vërtetë që nuk e luan as “topi”. Një pyetje mund të bëhet dhe përgjigja është e qartë: Kur ka marrë ndonjëherë Bajerni superyje në ekip? Një Pele, një Maradona, një Krujf, një Zidan, një Platini, një Mesi? Përse duhet të prishë traditën, qoftë edhe për Kristiano Ronaldon?!
Sfidanti.al