I pari luftoi për të marrë një etapë dhe ia doli. Është australian Sajmën (Simon) Klark dhe arriti një sukses të bukur në etapën e radhës së Turit të Francës, nga Lila në Arenberg, që kishte të paktën 11 segmente me kalldrëm. Në një “ferr” prej 157 kilometrash, Klarku mundi me sprint holandezin Van der Horn, ndërsa Fanelën e Verdhë të liderit e mbajti belgu Van Ert. Gjithsesi, fitues i vërtet i etapës ishte slloveni Tadej Pogaçar, fitues i dy edicioneve të fundit të Turit. Ai i mori 20 sekonda Van Ertit si dhe 2 minuta sllovenit tjetër, Rogliç, që pësoi dëmtim në shpatull.
Sfidanti.al