Përfundimi në stadiumin kryesor të Seulit ishte zhgënjyes për vendasit. Brazili fitoi 5-1 ndaj Koresë së Jugut, në një miqësore në përgatitje e sipër për Kupën e Botës, por gjithsesi sulmuesi Son e realizoi ëndrrën e tij duke shkëmbyer fanelën me Nejmarin. Sipas mediave, Son e ka idhull sulmuesin brazilian aq sa pyeste shokët futbollistë se “a më njeh ai mua?” Flasim për një sulmues të Totenhemit, njërin nga më të mirët në Premier Ligë, edhe pse Nejmari është klas më vete. Sulmuesi i Paris SG shënoi një gol në fitoren 5-1 të Brazilit, ndërsa “selesao” synon të fitojë Kupën e 6-të të Botës në histori.
Sfidanti.al