Flasim për dy ekipe që kanë fituar dy herë titullin e madh. Çelsi dhe Notingem Foresti janë lavdi, edhe pse në kohë të ndryshme, dhe në mes tyre është Armando Broja. Sulmuesi shqiptar kërkohet nga Foresti, që u kthye në Premier Ligë pas 23 vitesh. Nuk duhet harruar se në kohën e trajnerit të madh, Brajan Kllaf (Brian Clough), Notingemi doli kampion i Anglisë në 1978 dhe pastaj fitoi Kupën e Kampionëve në 1979 dhe 1980, duke qenë i vetmi ekip në Europë që ka 1 titull kombëtar dhe 2 tituj kontinentalë. Çelsi e ka fituar Championsin në 2013 e 2021. Broja kërkohet edhe nga shumë klube të tjera, ku spikat interesimi i ish-trajnerit të tij, Frenk Lampard, tashmë tek Evertoni.
Sfidanti.al