Pogba ta harrojë rrogën e Junajtidit, Juvja i ofron deri 8 milionë euro

Natyrisht do të ketë edhe shpërblime në bazë të klauzolave në kontratë, por kjo është gati gjysma e asaj që fitonte në “Old Traford”. Pol Pogba po largohet nga “parajsa financiare” e Mançester Junajtidit, nga i cili mori 219 milionë paundë stërlina në 6 vjet, ndërsa Juventusi i jep vetëm 8 milionë euro në sezon. Padyshim që kjo nuk është gjë e vogël, por është shumë më pak sesa në Premier Ligë. Gjithsesi, Pogba është larguar tashmë nga Junajtidi, ndërsa do të presë edhe ofertën e Paris SG. Nëse PSG jep më shumë sesa Juvja, mesfushori i Francës nuk do ta kishte problem “të mos ia hidhte sytë” “Zonjës së Vjetër”.

Sfidanti.al