Klubi kryeqytetas në Itali njofton se trajneri do të vazhdojë punën dhe se kontrata e re është deri në 2025 me rrogë 3.5 milionë euro në sezon plus shpërblimet në bazë të sukseseve në Serinë A dhe në Ligën e Europës. Mauricio Sarri e fitoi “davanë” tek Lacio, ndërsa presidenti Lotito do të jetë i detyruar që ta dëgjojë shumë më tepër teknikun kur të vijë puna tek përforcimet. Flitet për 7 lojtar që duhet të vijnë në ekip, në mënyrë që të synohet kualifikimi për në Champions sezonin e ardhshëm dhe që të arrihet sukses në Ligën e Europës. Triumfi i Romës së Murinjos në Ligën e Konferencës e bën të detyrueshëm këtë objektiv. Ndërkaq, shqiptarët duket se nuk i kanë punët mirë tek Lacio. Pasi u largua Vedat Muriqi, tashmë ikën edhe Tomas Strakosha, ndërsa Igli Tare nuk është në ditët e lumtura. Fitorja e Sarrit është humbje e drejtorit sportiv, i cili gjithashtu edhe mund të largohet.
Sfidanti.al