Kejlor Navasi është një portier i shkëlqyer që jo më kot ka luajtur prej vitesh me Realin e Madridit dhe ka fituar trofe të rëndësishëm si Championsin. Gjithsesi, mosha e tij 35-vjeçare nuk e ndihmon shumë në vazhdimin e karrierës e duket se Paris SG e ka bërë zgjedhjen e tij. Numri 1 i portës së kampionëve të Francës për sezonin e ardhshëm do të jetë Xhixho Donaruma, “gardiani” i Italisë. Edhe pse 23-vjeçari ka bërë disa gabime gjatë sezonit që po mbyllet, madje edhe në eliminimin nga Reali në Ligën e Kampionëve, sërish mosha e tij e re e bën që presidenti Al Helaifi dhe drejtori sportiv Leonardo ta kenë zgjedhje të parë. Po kështu edhe trajneri Maurisio Poçetino, ndonëse nuk dihet nëse ai do të jetë në stol sezonin që vjen. Vetë Donarma është shprehur se “vitin që vjen nuk mund të ndodhë kjo që ndodhi këtë vit, që unë dhe Kejlori të ndajmë portën, pasi njëri prej nesh duhet të jetë titullar, klubi do të bëjë zgjedhjet e tij”.
Sfidanti.al