Superliga loz edhe me Heroin: Skënderbeu.. poshtë, Kastrioti ..lart!

Edhe nga ana “historike” kjo Superliga të lë pa mend dhe pa fjalë ! Ekipi me emrin e heroit të madh, Skënderbeu, u zhyt shumë poshtë, ndërsa ekipi që mban mbiemrin e tij, Kastrioti, u ngjit shumë, shumë lart, aq lart sa tani në klasifikim ka “më afër” Europën… sesa Shqipërinë.

Nëse do të bënim një studim shkencor, kuptohet “alla shqiptar” për sezonin, kjo që po ndodh futet tek “magjitë e zeza”. Ku kishte parë bota e futbollit një rast unikal si ky, që të vish me halle për të ndenjur midis të fortëve, dhe papritur të shpallesh më i forti. Edhe Tirana “mbushi brekët” dy herë para krutanëve, mos flasim se çfarë ere mbajnë ata lart nëpër zyra…

Kur shikon Kastriotin t’i marrë mbarë gjithë ”zonjat” e Superligës, bashkë me zonjën e madhe, FSHF-në, sepse na ngjitet frika deri në sezonin që vjen! Do të synojnë titullin kampion? Dhe ata nuk flasin me bujë , s’para i kanë qejf mikrofonat , pasi nuk janë si Dinamo, naivja kampione që i ra kambanave për titullin kampion, dhe tani po kthehet në “shtëpinë” e katit përdhes ( ne kategori te pare), pasi i futën tubin e alkoolit dhe pranoi se kish qënë e pirë kur thërriste rrugeve tw Superligës ..mos u lodhni kot, se jam kampionia!

..Kjo fitorja e fundit e Kastriotit me Egnatian këtë javë, mund të quhet edhe më shqiptare sipas zakonit : siç pihen ilaçet, para dhe pas bukës, edhe ata e “respektuan” Egnatian para ndeshjes , pastaj edhe brenda ndeshjes. Ishte sulmuesi brazilian Pedro që provoi “sambën tonë”.. kërcimin e dhunës!

Sfidanti.al