Shorti “bombë” me Spanjë-Gjermani, dhe shanset e finalistëve!

Goglat u nxorrën nga vazot në Doha, kryeqytetine  Katarit, dhe tani e dimë sesi do të jenë përballjet në Kupën e Botës. Do të luhet në nëntor-dhjetor, për herë të parë në histori, ndërsa faza e grupeve pati menjëherë një përballje gjigande, një finale të mundshme, mes Spanjës dhe Gjermanisë në 27 nëntor. Menjëherë pas shortit u krijua lista e pretendentëve me në krye Brazilin, ndërsa në vend të dytë është Anglia. Në një krah të rrugës drejt finales janë Holanda, Argjentina, Anglia dhe Franca, dhe nëse këto ekipe fitojnë grupet, çerekfinalet do të jenë Holandë-Argjentibnë dhe Angli-Francë. Në krahun tjetër janë Spanja, Gjermania, Brazili dhe Belgjika (apo edhe Kroacia, nënkampione e botës në fuqi). Kupa e Botës nis në 21 dhjetor me ndeshjen Katar-Ekuador, ndërsa mbyllet me finalen në 18 dhjetor. Janë për t’u përcaktuar edhe 3 ekipe finalistë nga plej ofi. Në Europë janë në garë Uellsi dhe Skoci/Ukrainë, ndeshje që pritet të luhen në qershor. Një ekip do të dalë nga duelet Kosta Rika-Zelandë e Re dhe Peru-(Emiratet e Bashkuara Arabe-Australi).

Faza e grupeve, 21 nëntor-2 dhjetor 2022

Grupi A: Katari, Ekuadori, Senegali, Holanda

Grupi B: Anglia, Irani, SHBA, ekip nga plej ofi europian

Grupi C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia

Grupi D: Franca, ekip nga plej ofi, Danimarka, Tunizia

Grupi E: Spanja, ekip nga plej ofi, Gjermania, Japonia

Grupi F: Belgjika, Kanadaja, Maroku, Kroacia

Grupi G: Brazili, Serbia, Zvicra, Kameruni

Grupi H: Portugalia, Gana, Uruguaji, Koreja e Jugut

Turi i dytë, 3 dhjetor-6 dhjetor 2022

A1-B2, C1-D2, D1-C1, B1-A2

E1-F2, G1-H2, F1-E2, H1-G2

Çerekfinalet, 9-10 dhjetor 2022

(E1-F2)-(G1-H2), (A1-B2)-(C1-D2)

(F1-E2)-(H1-G2), (B1-A2)-(D1-C1)

Gjysmëfinalet, 13-14 dhjetor 2022

(A1/B2-C1/D2)- (E1/F2-G1/H2)

(B1/A2-D1/C1)- (F1/E2-H1/G2)

Finalja 3-4 në 17 dhjetor

Finalja në 18 dhjetor

Sfidanti.al