Ten Hag është favorit për Man. Junajtidin, po e krahasojnë me Fergin

Është ende i paprovuar në nivele të tilla, edhe pse Ajaksi nuk është aspak një skuadër e vogël. Gjithsesi, është tjetër gjë të punosh me Ajaksin e sotëm në kampionatin e sotëm holandez, dhe të shkosh tek Mançester Junajtidi në Premier Ligë. Erik Ten Hag vërtet është ulur në stolin ku dikur ishin Kovaç, Rinus Mishels, Johan Krujfi apo Luis Van Gali, por ishin kohë kur Ajaksi dilte kampion i Europës, ndërsa sot nuk është më. Gjithsesi, në “Old Traford” duket se e kanë ndarë mendjen, i kanë bërë një intervistë teknikut holandez javën e kaluar, dhe e cilësojnë favorit ndaj Maurisio Poçetinos. Kjo, edhe pse ka shqetësime se ai nuk ka përvojë, diçka që bëhet më pak e rëndësishme nga fakti se tek Junajtidi dështuan dy trajnerë me shumë përvojë si Van Gal e Murinjo. Ish-trajneri i Anglisë, Stiv Meklaren, thotë se Ten Hagu i kujton Sër Aleks Fergusonin më shumë se çdo trajner tjetër që ka njohur.

Sfidanti.al