E. Jorgji dy herë “toreador”: pasi vrau “demin”, tërbon.. Olsi Ramën !

Sa herë që fati e sjell që ekipi i Partizanit dhe arbitri i FIFA-s, Enea Jorgji të përballen.. gurët e fatit lëshojnë xixa, gjërat ndërlikohen me një të rënë bilbili, kurse ajo që ndodh në prapaskenë..e ka merituar një “patronazhist” që të përgjohet. Dhe herën e fundit që u djallosën ishte Derbi, Partizani –Dinamo, ku Jorgji , si një “toreador” i vendosur për ta vrarë deri në fund gjahun e tij, e paska goditur dy herë “demin”, dy penallti të padhëna. Të paktën kështu pretendon drejtori Osli Rama..

Dhe dialogu që kanë bërë drejtori i Partizanit, Olsi Rama dhe arbitri më simbolik i sistemit, Enea Jorgji, duket se paska qënë “goli dhe autogoli” i Derbit..

– Cili je ti që tallesh me Partizanin? – e ka pyetur me zemërim Olsi Rama.
– Unë jam shumë lart, jam në Champions, kurse ju jeni shumë poshtë..- i ka flakur dorashkën Enea Jorgji, drejtorit më të madh dhe më me peshë “politike” të Superligës, Olsi Ramës..

Sfidanti.al