Manovrat rreth Bajernit: Mendohet Halandi, Levandovski “cërre” Man. Junajtidit!

Nuk dihet sesa të vërteta janë këto zhurma, por “ku ka zë, s’është pa gjë”. Bajerni i Mynihut besohet se po interesohet fort për Erling Halandin, për t’i ofruar sulmuesit mundësinë për të fituar trofe, për të synuar Championsin, edhe pse mund tëmos i japin dot një rrogë si Reali, Barcelona, Paris SG, Mançester Junajtidi apo Mançester Siti. Mediat gjermane shkruajnë se bavarezët po punojnë për këtë, ndërsa nga Robert Levandovski duket se ka lëvizje “në dalje”. Lajmet janë që superylli polak ka kontaktuar Mançester Junajtidin për ta vazhduar karrierën në Angli. Me gjasë, ai mund të ndihmohet nga fakti se Kristiano Ronaldo pritet të largohet, ndërsa Markus Rashfordi po ashtu po mendon ikjen.

Sfidanti.al