Nga Ronaldo e Pogba, te Grinvudi! Ç’po ndodh tek Man. Junajtidi?!

Mediat angleze shkruajnë me mall për atë kohë kur në “Old Traford” punët bëheshin pa zhurmë, “urtë e butë e plot tigani”. Ishte epoka e Sër Aleks Fergusonit dhe e shefit ekzekutiv, Dejvid Xhill, e cila vërtet shkundej ndonjëherë nga ndonjë këpucë që fluturonte drejt lojtarëve, por nuk kishte skandale e kishte trofe. Prej 9 vjetësh kjo dyshe nuk është më tek Mançester Junajtidi dhe “djajtë e kuq” janë bërë gazi i botës. Nëse dikur ishte Bajerni që quhej “FC Hollivud”, sot ky epitet i shkon më së miri klubit të shquar anglez. Me familjen Glejzër në pronësi dhe Ed Uduordin si shef në ekzekutiv (edhe pse ishte zëvendës), gjithçka shkoi keq e më keq. Për momentin, skuadra dikur e lavdishme, është e dërrmuar nga “telenovela” e Pol Pogbasë (rri apo iki!), nga ankesat dhe pretendimet e Kristiano Ronaldos, si dhe nga “bomba” e Mejzën Grinvudit që u arrestua për dhunë dhe kërcënim për vrasje. Tifozët e Mançester Junajtidit pyesin veten nëse do të vijnë ndonjëherë sërish kohët e Mat Basbit dhe Sër Aleksit.

Sfidanti.al