Sot e quan veten president nderi, dhe formalisht është në rregull. Gjithsesi, te Kukësi nuk ka president tjetër përveç tij, e sidomos nuk ka njeri që të japë urdhëra e të kërkojë llogari (si dhe që të paguajë rrogat). Kryetari i Bashkisë së Kukësit foli ndërsa ka nisur faza e dytë e sezonit, dhe në mënyrë të prerë kërkoi nga ekipi dhe nga trajneri Longo që të dalë kampion. “Jo që Tiranën duhet ta mundim, por duhet të realizojmë objektivin, të fitojmë titullin, – tha kryetari i Bashkisë, – ia kemi plotësuar të gjitha kërkesat stafit teknik”. Dakord, edhe pse nuk e dimë saktë nëse Gjici është më korrekt se klubet e tjerë, siç pretendon, por ka diçka tjetër që nuk po mundet ta realizojë. Kukësi vazhdon të luajë në fushë asnjanëse, sepse fusha e stadiumit vendas nuk po bëhet ende gati, për shkak të temperaturave të ulëta të dimrit. Në këtë mënyrë, presidenti i nderit kërkon nga Kukësi që të dalë kampion në fushë asnjanëse, diçka që nuk ka ndodhur kurrë në kampionatin shqiptar.
Sfidanti.al