Mund ta besojmë Red Bullin? “Hamiltonin e duam sërish në garë me Verstapenin!”

E thotë shefi i skuadrës, Kristian Horner, ndërsa e ardhmja e 7 herë kampionit të botës është në dyshim. Ljuis Hamilton ka deklaruar se do të tërhiqet nga sporti nëse nuk merret një vendim ndaj asaj që e quajti gabim i rëndë në garën e fundit të sezonit të kaluar, ku Maks Verstapeni fitoi titullin e tij të parë në Formula 1. Britaniku 36-vjeçar ende nuk ka marrë përgjigje, pra ende nuk ka vendosur për të ardhmen, por nga Red Bulli e ftojnë që të mos largohet. “Unë shpresoj padyshim që Ljuisi të vazhdojë të jetë në gara edhe këtë vit, – tha Horneri, – ai është sërish duke pilotuar në mënyrë të pabesueshme, të dy pilotët ishin në një nivel krejt tjetër në krahasim me pilotët e tjerë, sezonin e kaluar”.

Sfidanti.al