Ardhja e Vlahoviçit, do të thotë rrogë më të ulët për Dibalën? Do të ikë?!

U tha që në fillim se investimi i madh tek sulmuesi i Fiorentinës nuk do të kalonte pa “efekte anësore”. Tek Juventusi, po mendohet se cila do të jetë e ardhmja e dy futbollistëve, Alvaro Moratës dhe Paulo Dibalës. Mediat italiane shkruajnë se klubi piemontez do t’i propozojë kapitenit një rinovim kontrate me rrogë më të ulët sesa ai kërkon, duke i qendruar ofertës së bërë më parë. Në të vërtetë, “La Gazeta delo Sport” thotë se drejtuesit bardhezinj dhe agjenti i argjentinasit kishin arritur një akord për pagën 8 milionë euro në vit, plus 2 milionë shpërblime, ndërsa problem është edhe kohëzgjatja e kontratës 4 apo 5 vjet. Nëse Dibala vendos të largohet, mund të shkonte tek Totenhemi, Barcelona apo edhe Interi.

Sfidanti.al