Edhe këtë nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë, dhe nuk dihet se ku është logjika. Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, ka shkaktuar habi të madhe në të gjithë botën me deklaratën e tij në mbështetje të zhvillimit të Kupës së Botës çdo dy vjet. “Ne duhet që t’u japim shpresë emigrantëve afrikanë, – tha ai, – në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të kalojnë Mesdheun për ta gjetur atë, për të kërkuar një jetë më të mirë, por duke gjetur shpesh vdekjen në det. Ne duhet t’u japim mundësi dhe dinjitet, jo duke bërë bamirësi, por duke ndihmuar që e gjithë bota të marrë pjesë në aktivitetin tonë (!!!)”. Nuk dihet sesi zhvillimi i Kupës së Botës çdo dy vjet do të bindë afrikanët e varfër që të mos rrezikojnë jetën në Mesdhe për të ardhur në Europë, as Infantino nuk e shpjegoi mirë këtë çështje!
Sfidanti.al