E kanë thënë drejtuesit e Serisë A dhe të futbollit apenin se shembulli është në Britaninë e Madhe. Atje ka më pak vendime nga shteti dhe më shumë autoritet nga të zotët e punës, kur vjen puna tek shtyrja e ndeshjeve apo tek kapaciteti i tifozëve në stadiume. Kështu, që një ndeshje në Angli të anulohet, e vendos liga dhe jo autoritetet, ndonëse edhe ato mbeten të rëndësishme. Në Itali ndodh që autoritetet vendore sanitare të anulojnë ndeshje, dhe të detyrohet Liga të shkojë në apel për të anuluar vendimin, nëse ndodh. Për, momemtin apeli i dha të drejtë futbollit duke lënë të anuluar vetëm Bolonjën me Interin. Nga ana tjetër, La Liga e Serisë A ka vendosur që ndeshjet e javëve 22 e 23 të luhen me nga vetëm 5 000 tifozë për shkak të përhapjes së pandemisë, ndërsa ndeshjet e kësaj jave dhe Superkupa mbeten me prani të 50 për qind të publikut.
Sfidanti.al