Nagelsmani nuk shqetësohet shumë nga humbja e Bajernit

Nga fusha padyshim që doli me kokën ulur dhe duke bërë debat disi me gjyqtarin. Julian Nagelsman nuk mund të quhej një njeri i lumtur sepse nuk mund të jetë i tillë trajneri i Bajernit kur humbet, por ai nuk deshi të dorëzohej aspak. “Nuk meritonim të humbisnim, – tha ai, – në 25 minutat e para luajtëm shumë mirë, ndërsa gabuam vetë te goli. Gladbahu pati disa raste me kundërsulm. Ne nuk u dukëm keq me përjashtim të 15 minutave të fundit të pjesës së parë”. Nagelsmani solli në vëmendje se Kimih dhe Zabicer luanin në role të tjera, ndërsa kishin 9 javë pa luajtur. “Nga ana fizike ne do ta marrin veten”, – tha ai.

Sfidanti.al