Kaos tek Juventusi, përplasen De Ligt, Rabio, Kuadrado, Kieza!

Nëse problemi kishte qenë vetëm Kristiano Ronaldo, po del se nuk është plotësisht kështu. Portugezit nuk është se po i mungojnë hallet në Angli, por edhe Juventusi që la pas në Itali nuk është aspak aty ku duhet. Pas kritikave për lojën aspak të duhur, trajneri Alegri duhet të përballojë konflikte mes lojtarëve. Mediat dhe pamjet filmike të DAZN-it raportojnë për sherre mes De Ligtit e Kiezës me Adrien Rabionë, duke kritikuar francezin që nuk mbuloi sa duhet metrat e fushës që i takonin. Mediat e kritikuan gjithashtu Rabionë se nuk po luan si duhet. Po ashtu, Kuadrado kritikoi Kiezën që nuk tërhoqi sa duhet drejt sulmit, diçka që duket problem i Juventusit në Alegrit. “Zonja e Vjetër” nuk i ka pasur zakon ankesat dhe kritikat e brendshme, por këta 2 vjet duket se problemet janë shtuar.

Sfidanti.al