Ka qenë një film dikur me Fernandelin ku bëhej shaka për kufirin italo-francez dhe dilte se banjoja ishte në Itali dhe kuzhina në Francë. Natyrisht, ishte një komedi, por që bazohej tek ajo sesi realiteti vështirësonte jetën e njerëzve të thjeshtë, ndërsa në Britaninë e Madhe, një problem kufiri po rrezikon ekzistencën e një klubi futbolli. Çesteri, ekip i kategorisë së gjashtë nga Uellsi, luajti 2 ndeshje me prani të 2 000 tifozëve në stadium, ndonëse ligjet uellsiane kërkojnë që të luhet me dyer të mbyllura. E vërteta është që kufiri bie përmes stadiumit, me parkimin, zyrat e klubit dhe dyert që bien në Angli, ndërsa tribunat në Uells! Çesteri ka frikë nga ndonjë ndëshkim, ndërsa edhe ndeshjet pa tifozë mund ta falimentojnë.
Sfidanti.al