Adetokumbo dhe Miluoki treguan veten pikërisht në Bruklin

Nuk ishte një fitore nga ato që të japin titullin, por që të japin besimin se mund t’ia dalësh. Janis Adetokumbo dhe Miluoki Baks treguan se janë gjithmonë kandidatë të fortë për të mbrojtur titullin e fituar vet, ndërsa u shprehën pikërisht në fushën e Bruklinit, njërës prej skuadrave më të pasura dhe më të forta të NBA-së. shifrat në duelin e Lindjes në Nju Jork ishin 121-109, ndërsa Adetokumbo u kthye nga një sëmundje (jo Kovidi). Ai luajti shumë mirë duke shënuar 31 pikë, shtuar 9 topa në tabela e 7 asistë. Baksat nuk kishin trajnerin Badenholzet dhe yllin Holidei, ndërsa Portis shënoi 25 pikë, Midëlton 20. Kevin Durant  shënoi 29 pikë në humbje, plut 9 topa në tabela e 7 asistë, por Harden ishte dobët (16 pikë), ndërsa Irving nuk luajti dot meqë nuk i lejohet si i pavaksinuar.

Sfidanti.al