Lëmsh me Kovidin në Serinë A, 4 ndeshje shtyhen, por Liga nuk pranon

Situata me koronavirusin vazhdon të jetë e vështirë në Europë, dhe Italia nuk bën përjashtim. Seria A ka vendosur të mos luajë 4 ndeshje të kësaj jave, dhe pikërisht Bolonja-Inter, Salernitana-Venecia, Fiorentina-Udineze dhe Atalanta-Torino. Gjithsesi, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, dhe ndikohet nga fakti se autoritetet shëndetësore vendore kanë marrë vendimet e tyre. Nga ana tjetër, Liga italiane e futbollit nuk pranon që ndeshjet të shtyhen, sipas saj ato duhet të luhen dhe duket se do të ndodhë siç ngjau vjet me Juventus-Napoli që kaloi nëpër gjyqe. Autoritetet kanë ndaluar Bolonjën të infektuar me Kovid, po ashtu si Torinon, ndërsa Salernitana ka vetëm 13 lojtarë në dispozicion. Për Udinezen, autoritetet kanë kërkuar shtyrjen e të paktën 2 ndeshjeve të ekipit.

Sfidanti.al