Çfarë komendie me Gjokoviçin, për çfarë i duhen ta ruajnë dy oficerë policie?!

Fillimisht, leja shëndetësore që ai kishte marrë për t’u lejuar që të garonte në Australian Open edhe i pavaksinuar ishte e rregullt. Këtë e pohoi Federata e Tenisit e Australisë dhe Shteti i Viktorias (Melburni). Gjithsesi, Novak Gjokoviçi e ka një problem në aeroport sepse akuzohet se ka bërë aplikim të gabuar për vizë, diçka që mund të bëjë që autoritetet ta përjashtojnë nga vendi. Babai i tij, Srgjani, thotë se dy oficerë policie ndodhen jashtë një dhome ku ndodhet i izoluar Novaku dhe askush nuk lejohet të hyjë aty me përjashtim të numrit 1 të botës.

Sfidanti.al