“L’Ekip” s’ka vend për Mbapenë, Mesin e Kristianon në ekipin e vitit

E përditshmja franceze njihet si tepër e ashpër dhe e fortë në zgjedhjet e saj, si edhe në notat që vendos. “L’Ekip” jo rrallë u është lëshuar me “kamzhik” yjeve kryesorë të botës, ndërsa nuk u kursye aspak në përzgjedhjen e formacionit më të mirë të vitit që sapo u mbyll. Media pariziene la jashtë lojtarët e PSG-së si Kilian Mbape, Lionel Mesi apo Nejmar, si dhe Kristiano Ronaldon. Më shumë lojtarë në formacionin e vitit 2021 patën skuadrat angleze, plot 7, pra më shumë se gjysmën, ndërsa nga një lojtar pari Liga Franceze, Seria A, La Liga, Bundesliga.

Formacioni 2021: Mendi (Çelsi), Aleksandër-Arnold (Liverpul), Ruben Dias (Man. Siti), Markinjos (Paris SG), Teo Hernandez (Milan), Kante (Çelsi), Zhorzhinjo (Çelsi), De Brujn (Man. Siti), Salah (Liverpul), Levandovski (Bajern), Benzema (Real).

Sfidanti.al