Çfarë katastrofe tek Man. Junajtidi,11 lojtarë duan që të largohet

Kur Kristiano Ronaldo mbërriti aty në verë, pati një entuziazëm të madh dhe një besim se në “Old Traford” do të ktheheshin kohët e mëdha. Edhe vetë Sër Aleks Fergoni e pati atë shpresë, por pasi kaluan disa javë u kuptua se nuk do të ndodhte ashtu. Siti, Liverpuli apo Çelsi ishin më të fortë sesa Mançester Junajtidi, dhe trajneri i ri Rangnik nuk po bën dot “vezën” që i kërkohet të bëjë pas largimit të Solskjerit. Lajmet nga Anglia janë që përçarja në ekip është kaq e madhe saqë plot 11 lojtarë janë gati që të largohen, duke qenë se u ka ardhur shpirti në majë të hundës. Kjo për shkak të klaneve dhe ankesave të disa lojtarëve të tjerë, ku besohet spikasin të tillë si Ronaldo apo Fernandes. Sipas gazetave, pronarët e klubit do ta lejojnë Rangnikun që të bëjë ndryshime tani në janar, meqë disa lojtarë mund të largohen.

Sfidanti.al