Shikoni foton e Ilir Ilir Dajës si trajner i Ballkanit në Kosovë dhe gjeni lidhjen me fytyrën e keqardhur, me të cilën iku nga Partizani..Dhe kjo vetëm disa ditë më parë. Jemi mësuar me maskën e Covidit , por edhe trajnerët kanë maskën e tyre, të cilëve ua privilegjon profesioni . Kur e shkarkuan Dajën nga Partizani, pati shumë nga ata që qanë hallin e trajnerit fitues, që po largohej si humbës i madh nga Partizani, madje për rezulatet e dobëta në drejtim të ekipit , nuk u kursyen edhe te paprekshmit , drejtor Olsi, bile dhe presidenti Gaz Demi që e “ preu në besë” kur premtoi se do të dilnin të dy në pension!
E paskemi qarrë kotmëkot Dajën, sepse siç duken bathët , lidhja me Kosovën ka ndodhur ..tamam kur Daja ishte tek “demat”, nga ata lloj demash që më shumë vetvriteshin sesa i vriste “toreadori”. Apo kur kujton fjalët e antropologut me sportiv që kemi, Përparim Kabo, kur i ftuar në Porcesin Sportiv, tamam ditën e shkarkimit të Ilirit , tha se Daja shumë shpejt do të nisë punë me një ekip tjetër.
Dhe çfarë ekipi? Në Superligë , Partizani luftonte për të gjitha, vetëm për titull jo, kurse në Kosovë, Ballkani i Ilir Dajës ka si bast fitimin e titullit. Prandaj , ky “shkarkimi” i Dajës” është shumë ndjellës për gjithë trajnerët e tjerë, që nuk duan më shumë se sa ky fat. Gati asnjë ditë i papunë, madje të shkosh edhe me ngritje ne detyrë dhe ne mision…
Sfidanti.al