Alegri: Morata nuk do të largohet nga Juventusi!

Shpresa e trajnerit ishte që ndeshja ndaj Napolit të luhet, ndërsa lajmi kryesor që ai dha për tifozët dhe mediat kishte lidhje me sulmuesin spanjoll. “Kam folur me Moratën, – u shpreh Masimiliano Alegri, – nuk do të largohet nga Juventusi. Diskutimi është mbyllur dhe ai do të qendrojë me kënaqësi të madhe”. Ishte e ditur që nuk do të ishte e lehtë që Morata të shkonte tek Barcelona sepse Juventusi nuk do të mundej të gjente një zëvendësues tani në janar. E pamundur të merreshin Skamaka apo Vlahoviç apo edhe Luis Suarez. Alegri thotë se Juventusi do të jetë i fortë kështu siç është me Kiezën shumë në formë, por edhe me Dibalën që pritet titullar, ndërsa synimi është hyrja në katërshe për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al