A do të mundë të luajë Bajerni të premten ndaj Gladbahut?!

Buletini nga Mynihu është alarmant sepse lojtarët janë të sëmurë me Kovid, të dëmtuar dhe në Kupën e Afrikës. Tek Bajerni bëhen plot 12 mungesa për ndeshjen e parë të vitit ndaj Gladbahut në Bundesligë këtë të premte. Sipas rregullave, ndeshja nuk luhet nëse ekipi nuk ka 15 lojtarë të gatshëm, dhe deri tani Bajerni ka vetëm 13. Nojer, Upamekano, Riçards, Sane, Koman, Lukas Hernandez, Nianzu dhe Toliso janë me Kovid. Çupo-Motind dhe Sarr janë në Kupën e Afrikës, ndërsa Gorecka dhe Stanishiç janë të dëmtuar. Nëse këta të dy bëhen gati, atëherë i bie që ndeshja mund të luhet. Lajmet e mira për Bajernin janë vetëm që në sulm lojtarët janë në rregull, Robert Levandovski dhe Tomas Myler.

Sfidanti.al