“Djalli” ka hyrë në shtëpinë e Djajave të kuq dhe në stolin e Mançester Junatid askush nuk gjen më qetësi. Sa shumë zhurmë u bë me arritjen e Ronaldos, dhe më pas me gjetjen e një njeriu adapt në stol si gjermani Ragnik, por drejtuesit e Mançesterit kanë parë në fushë një ekip që nuk i bën dot ballë forcave të mëdha të Premier Ligës…
Të marrësh gola edhe nga ekipet e dorës së dytë, si Leiçester dhe Ëuatford, kjo ka jehonën e alarmit për djajtë që synojnë të sjellin në stol Zinedin Zidanen. Pas shkarkimit të Solskjaerit, për shkak të një rendimeti shumë të ulet të ekipit për disa javë, ekipi iu besua Ragnikut gjerman , për të cilin thuhej se do të ishte një “filozof shërues”, por shpresat u fikën shumë shpejt.
Sfidanti.al