Leo Mesi edhe pse ka dribluar gjithë botën e futbollit, nuk mund të driblonte edhe armikun më të madh të futbollit në këto momente..Covidin. Ylli argjentinas ka shumë mundësi të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e 9 janarit të PSG në shtëpinë e Lionit. 7 herë fituesi i Topit të Artë, për momentin i bllokuar në Argjentinë, nën shoqërinë e familjes së tij, nga e mori virusin me gjithë këto përkujdesje të mëdha?
I akuzuari madh është dj Fer Palacio , një artist argjentinas, që në ditët e kaluara kishte postuar një foto bashkë me kampionin e madh të futbollit. Dhe ky Palacio, ditë më parë, kishte marrë pjesë në një festë ku shumë festues kishin rënë në grackën e Covidit. Dhe ky dixhei argjentinas është shenjuar si fajtori i madh nga rrjetet sociale, të cilat e kanë quajtur edhe ..vrasës!
Sfidanti.al