Jo tek Interi? Eriksenin e duan në Holandë, Danimarkë e në Angli!

Rregullat në Itali janë të tilla që, përsa kohë ta ketë një aparat të lidhur me zemrën nuk mund të luajë sport profesionist. Kristian Eriksen i ka larë duart me Interin dhe me Serinë A, por kjo nuk do të thotë se karriera e tij ka marrë fund. Sipas agjentit Martins Shots, shumë klube kanë treguar interes për të, ndërsa analizat mjekësore gjatë dhjetorit shkuan shkëlqyeshëm. Erikseni ka nisur stërvitjen individuale me skuadrën modeste Kiaso në Zvicër, ndërsa deri në shkurt mund të nisë stërvitjen në grup. Klube në Holandë dhe Danimarkë e kërkojnë, por sipas mediave angleze ka edhe klube nga Premier Liga. Mesfushori 29-vjeçar danez ka luajtur në të kaluarën me Ajaksin dhe me Totenhemin, ndërsa në Euro 2020 rrezikoi jetën pas një ataku kardiak në fushë në ndeshjen ndaj Finlandës.

Sfidanti.al