Kapiteni ka qenë një nga ata lojtarë të Argjentinës që nuk ia fali sulmuesit të dikurshëm të Interit faktin që u lidh me ish-gruan e shokut. Historian is kur Mauro Ikardi u martua me Uanda Narën, që më parë ishte e martuar me Maksi Lopezin. Duket se ky qendrim i Mesit te kombëtarja po ndikon edhe në pozicionin e Ikardit tek Paris SG, ku që të dy argjentinasit militojnë këtë sezon. Sipas mediave, ata patën një ftohje apo përplasje në muajin tetor, ndërsa tani në janar duket se Ikardi do të largohet nga PSG sepse trajneri Poçetino nuk e ka në planet e tij. Juventusi interesohet për të, por thuhet se po kështu edhe Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al