Me Anglinë ishim Andorra, me Andorrëna mos vallë do të jemi…”Anglia”?

Sa herë na shfaqet Andorra, e kemi si detyrë morale të kujtojmë një ndeshje gati 20 vite më parë, kur me në krye presidentin Duka si debutues në ndeshjet ndërkombëtare, kemi realizuar humbjen më spektakolare në historinë e përfaqësueses. Në një stadium ireal, ku askush nuk kishte guxuar të luante më parë, ku tifozët numëroheshin bashkë me laptopet, Shqipëria e trajnerit Demollari, si për të pëshëndetur diktatin në të cilin do të zhytej Kombetarja , kurdisi një 90 minutësh plot tradhëti dhe pabesi. Mund të quhet një tradhëti e klasit të lartë ajo që i ndodhi Demollarit , më të madhit midis futbollistëve, dhe më të “voglit” midis trajnerëve, ngaqë zoti i dha talent vetëm për të luajtur dhe jo për të folur…

Me Andorrën do të luajmë ndeshjen e fundit, pa tifozë ngaqë jemi dënuar që futëm “djallin në shishe” me Poloninë! Sa gola do t’i bëjmë kësaj Andorrës edhe nga inati i asaj që na ndodhi me Anglinë, por akoma më shumë ..edhe nga inati i 20 viteve me parë kur perjetuam “apokalipsin kuqezi”; ne dolëm nga historia dhe Andorra u fut me bujë në histori. Ata kurrë më parë nuk kishin fituar një ndeshje zyrtare me dy gola , ata kurrë ndër vite e dekada nuk kishin gjetur dot një kundërshtar, që të vriste veten tamam në një fushë që dukej ..cepi fundor i botës së futbollit!

Këtë herë, edhe pse stadiumi Air Albania do të jetë pa gojë, por vetëm me “vepra”, pritet të ndodhë metamorfoza e shndërrimit. Kur luajtëm me Anglinë ishim ne Andorra, tani që do të luajmë kundër Andorrës do të jemi..”Anglia”. Nuk dihet se cila do të jemë “skema e fundit” e këtij sezoni, ama bëjnë muuu se 3 gjëra do të ndryshojnë kryekëput…

E para, nuk do ta shohim më presidentin Duka , si skenën unike në Uembli, ku dukej sikur edhe ai do të dlite edhe vetë në fushë bashkë me futbollistët, E dyta : këtë herë kemi shpëtuar nga makthi dhe turpi i shitjes së biletave ( flitet me zë të ulët se edhe Covidi i zuri “çunat” duke u marrë me biletat) dhe e treta..trajneri Reja nuk do të na gënjejë dot sy me sy, si me Anglinë,..se gjoja ka përgatitur një suprizë speciale për Andorrën, tamam si një vezë kinder për të rritur, ku brenda saj ndodhet dhe fati ynë…

Sfidanti.al