Është një talent i madh, kjo nuk ka dyshim edhe pse Zllatan Ibrahimoviç e vendos jo më të mirin, por ndër 5 më të mirët e botës. Kilian Mbape është i blatuar me talent të pamasë dhe e tregoi në një gol që shënoi me gjakftohtësi dhe vetëbesim të plotë gjatë seancës stërvitore të së shtunës me Francën, në prag të ndeshjes me Kazakistanin. Sulmuesi i Paris SG mori një top të harkuar nga e djathta dhe ndërsa hyri në zonë e goditi me thembër, me shpinë nga porta, pa u menduar aspak dhe pa u lodhur. Gjuajtje ishte shigjetë dhe shkoi në cepin e sipërm të portës. Nëse do të kishte qenë një ndeshje zyrtare, goli do të kishte qenë kandidat për çmimin “Pushkash”, si goli më i bukur i vitit.
Sfidanti.al