Konte kërkon Vllahoviçin, por duhet të ruajë Kejnin nga Siti!

Totenhemi, e kemi thënë, mund të ketë mjaft financa për t’u përforcuar në janar apo gjatë verës së ardhshme dhe Antonio Konte nuk dëshiro të rrijë duarkryq. Mediat europiane shkruajnë se trajneri i Spërsave është gati të kërkojë sulmuesi e Fiorentinës, Dushan Vllahoviç, i cili mund të kushtojë 70-90 milionë euro. Klubi do t’i japë para trajnerin dhe ai dëshiron që Harri Kejn të ketë një mbështetje më të madhe për të mos e pasur gjithë barrën mbi supe vetëm ai. Gjithsesi, edhe nëse do të ketë sukses për sulmuesin 21-vjeçar nga Serbia, Konte do të duhet të mbrohet nga Mançester Siti pasi thuhet se Pep Guardiola sërish ka interes për Kejnin. Verën e kaluar, nuk u arrit dot një akord mes klubeve për yllin me kartonin 150 milionë paundë stërlina.

Sfidanti.al