Upamekano, Zabicer, Riçards, si po luajnë të rinjtë e Bajernit?!

Të jesh pjesë e një skuadre të tillë kaq të madhe nuk është aspak e lehtë, dhe vetëm të paktë kanë shkëlqyer që në fillim. Këtë verë, Bajerni mori Dajot Upamekanon nga Lajpcigu, Marcel Zabicer po ashtu nga Lajpcigu dhe Omar Riçardsin nga Redingu i kategorisë së dytë në Angli. “Kikeri” analizon paraqitjen e 3 lojtarëve ndërsa ka kaluar rreth një e treta e sezonit. Upamekano ka qenë mjaft mirë në Champions (2.88 nota), por diçka më poshtë në Bundesligë (3.33 nota), ndërsa ishte shumë dobët në humbjen 0-5 me Gladbahun në Kupë (nota 6). Shpresa është e madhe që ai të shmangë ulje-ngritjet dhe të jetë një yll i vërtetë i qendrës së mbrojtjes. Zabicer e ka pasur më të vështirë sepse në pozicionet ku luan ai, Bajerni ka Kimihun, Goreckën dhe Tomas Mylerin. Mesa duket do të duhet kohë që 27-vjeçari të gjejë kohë të mjaftueshme për të luajtur. Sa për Omar Riçardsin, 23-vjeçari ka luajtur pak dhe ndoshta ashtu si Antonio Dejvisi do të ketë nevojë për kohë që të përshtatet. Tek Bajerni nuk është e lehtë që ta gjesh këtë kohë.

Sfidanti.al