A mjaftojnë 1 milionë eurot e Vuçiçit që Serbia të fitojë në Portugali

Lajmet vijnë nga Beogradi dhe jehona bëhet në të gjitha mediat europiane. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u paska thënë lojtarëve të kombëtares se ka një marrëveshje me qeverinë për t’i shpërblyer me 1 milionë euro nëse arrihet fitorja në fushën e Portugalisë. Kombëtarja serbe ka nevojë për fitoren që të kualifikohet direkt në Botëror, duke qenë më pikë të barabarta me Portugalinë në grup, por me golaverazh më të dobët sesa Kristiano Ronaldo me shokë. Me nxitjen e Vuçiçit, kryeministrija Ana Brnabiç paska marrë përsipër barrën e shpërblimit prej 1 milionë eurosh për fitoren. Gjithsesi, nuk dihet nëse do të mjaftojë frymëzimi shtesë nga ky shpërblim i madh që Serbia të kapërcejë pengesën Portugali!

Sfidanti.al