Të përfshirë nga Broja-mania, frika vjen nga Reja dhe jo nga..Levandoski!

Nuk ka bërë vaki ndonjëherë tjetër që një lojtar stoli të marrë kaq shumë vëmëndje, siç po ndodh në këto momente me sulmuesin Armando Broja. Gati si në një mëndje, të gjithë pyesin se çfarë porovash kërkon më shumë trajneri Reja për djaloshin “prepotent”, që kur futet nga stoli, jo vetëm shpagon trajnerin e tij që e vonon formacionin, por edhe trazon ndjeshëm historinë e ndeshjes. Në dy përballjet me Hungarinë, Broja ka realizuar gola të rrrallë,me një veëtsiguri që është parë vetëm tek kampionët, dhe një ego të qortueshme që është prapë meny e ..kampionëve…

Dy gola ndëshkues të “verbër” nga këndi ose rrezja e goditjes, që hungarezët i kanë përtypur si një sarkazëm për bilancin tragjik me gola që kemi patur ndaj tyre. 2 gola që kapën shpejt një orbitë tjeter, aq sa thuhet se 20 vjeçari kërkon të luajë më shumë me veten dhe trillet e tij se me shokët dhe prapë ia del! Kjo teori është shumë e rrezikshshme për veshët e një djaloshi të talentuar mbi të cilin po bien gjithë reflektorët, sikur të ketë ruajtur prapë një magji tjetër me Poloninë…

E kemi ngrehur ndeshjen me Poloninë, të martën ne tapetin prej “ari” te “Air Albania”, si një “finale e madhe” brënda grupit, dhe frikën më të madhe nuk e paskemi nga Levandoski, ujku i vjetër i golit në Europë, por e kemi nga vetë trajneri Reja, që mburret me bastin e tij se Armand Broja bëhet “djali i keq” i golave kur vjen nga stoli dhe jo kur është në formacion! Sikur ta dinte” gjyshi”, siç e thërrasin në Kombëtare, që këto golat e Brojës, për nga rebelimi i festimit te golit , se nuk janë vetëm për kundërshtarët, por edhe kundër tij!

Sfidanti.al