Tek Paris SG, karriera e tij u duk e dështuar, por ja që u desh lëvizja e vitit 2019 në Gjermani që ai të shkëlqente. Kristofer Nkunku është një sulmues i ri, 23-vjeçar, që i ka vënë punët “për vijë” tek Lajpcigu, ndërsa klubi i Bundesligës mund të përfitojë jo pak nga kartoni i tij. Pas 3 golave të shënuar në fushën e Mançester Sitit, në ndeshjen e Championsit, Nkunku ka nisur të ketë “telefonata” nga emra të rëndësishëm europianë. Thuhet se edhe Reali i Madridit interesohet për të (ndoshta e ka alternativë për Mbapenë ose Halandin), ndërsa kartoni i francezit shkon deri në 50 milionë euro. Vetë Lajpcigu e mori vetëm për 13 milionë euro, ndërsa Nkunku ka shënuar 21 gola në 94 ndeshje në Gjermani.
Sfidanti.al