Në fund të ndeshjes në ligën e parë franceze, shpërthyen nervat dhe dy persona u përjashtuan me të kuq, trajneri i Metcit, Frederik Antoneti, dhe kapiteni Dilan Bron. Ata u nervozuan nga festimet e lojtarëve të Paris SG pas golit të fitores shënuar nga Ashraf Hakimi, por edhe nga sjellja e Kilian Mbapesë 10 minuta më herët. Sulmuesi 22-vjeçar u përpoq të shënonte në një moment kur një lojtar i Metcit ishte i dëmtuar dhe topi ishte nxjerrë jashtë nga vendasit. Mbape u përpoq ta mposhtte portierin Ukixha me një top të harkuar mbi kokën e tij. “Nëse Mbape dëshiron të jetë i vlerësuar dhe i dashur për tifozët, ai duhet të sillet ndryshe”, – tha trajneri i Metcit, Antoneti.
Sfidanti.al