Përpara ndeshjes së fundit në kampionatin gjerman, në media u ngrit një pyetje, nëse Erling Halandi do ta thyejë rekordin e sotëm të golave në Ligën e Kampionëve që mbahet me Kristiano Ronaldo me 135. Pas portugezit janë Mesi me 120 dhe Levandovski me 75. Vetë Halandi ka 25 rrjeta, shumë pak në krahasim me këta personalitete, veçse ai ka luajtur vetëm 23 ndeshje. Ekzistojë vërtet të gjitha gjasat që norvegjezi t’ia dalë në të ardhmen, por sidoqoftë kjo është më e lehtë sesa rekordi i Gerd Mylerit në Bundesligë. Jo se Halandi është keq, përkundrazi ai ka 47 gola në 48 ndeshje, një mesatare më të mirë se Myleri dhe Levandovski, por sepse shpejt ai pritet të largohet nga Dortmundi dhe nga Gjermania. Ai mund të synojë rekordin total të golave që e ka Jozef Bican i Çekisë dhe Sllavias së Pragës.
Nga ana tjetër, me dy golat e shënuar për Dortmundin ndaj Unionit të Berlinit, Halandi arriti në 7 gola në kampionat dhe 11 gjithsej në sezon, që janë shifra të nivelit të Levandovskit dhe flasin suhmë për një lojtar që është vetëm 21 vjeç. Është e rëndësishme që Borusia e mbajti këtë sezon norvegjezin, i cili po ndihmon ekipin që të mbetet në vendet e larta në renditje. Duke pasur 12 pikë, verdhezinjtë janë vetëm 1 pikë prapa dy kryesuesve, Bajern e Volfsburg, ndërsa mund të krahasohen me numrin e golave të shënuar nga bavarezët (17 ndaj 20), edhe pse pësojnë shumë më tepër (11 ndaj 4).
Sfidanti.al