Trajneri norvegjez ka bërë llogaritë dhe ato nuk i kanë dalë siç dëshiron. Si çdo njeri i stolit në Angli, edhe tek Mançester Junajtidi është Ole Gunar Solskjeri që vendos sesi do të përdoren paratë dhe se kush do të qendrojë apo do të largohet dhe duket se norvegjezi ka vendosur të bëjë një “krasitje” në janar. Mediat angleze raportojnë se Ole ka si plantë largojë 7 futbollistë për të krijuar fondet e duhura për investimet e ardhshme në verë. Antoni Marsial, Xhesi Lingard, Dani Van de Bek, Fil Xhons, Erik Beili, Diogo Dalot dhe Aleks Tejes janë ata lojtarë që nuk do të kenë të ardhme në “Old Traford”. Solskjeri planifikon të ketë bisedime me lojtarët për të vendosur për të ardhmen e tyre, sepse ata nuk do të largohen falas.
Sfidanti.al