Deri sezonin e kaluar flitej për çiftin më të fortë të sulmit në Serinë A të përbërë nga ai dhe nga Romelu Lukaku. Gjithsesi, sot Lautaro Martinez ka mbetur “vetëm”, në kuptimin që gjigandi belg shkoi tek Çelsi, por argjentinasi nuk po ia ndjen mungesën. Me Xhekon, Korrean dhe Aleksis Sançezin në krah, vazhdon të shënojë duke qenë njeriu-gol tek Interi i Simone Inzagit. Katër gola radhazi në Serinë A, tre në 3 ndeshje këtë sezon, dhe një në ndeshjen e fundit të vjetshme. Po ashtu, shkëlqim me Argjentinën ku shënoi 3 herë në Kupën e Amerikës duke dalë kampion në krah të Mesit. Mediat italiane flasin se “demi” mund të rinovojë shpejt”, ndërsa tek Interi nuk flitet më për dyshen LuLa, por vetëm për Lautaro Martinezin.
Sfidanti.al